Serena Uilliams dhe Roxher Federer, dy ikona të sportit, zyrtarizuan tërheqjen e tyre nga aktivitetet pak ditë më parë. Fabio Kanavaro sapo është zgjedhur trajner te Benevento, por ka nga ata në Serinë B që të tërhiqen as që i kalon nëpër mendje, por vazhdon të mbrojë si titullar portën e Parmës.

“Vazhdoj të luaj për shumë arsye, por mbi të gjitha sepse ndihem ende i fortë dhe kompetitiv. Jam padron i kohës sime dhe për të treguar se sa vlej nuk më nevojiten 8 Champions, sepse edhe pa ata e di sa i fortë jam dhe ky trofe që më mungon nuk përbën një dramë”. Ajo e Bufonit është një histori pa fund, duke qenë se pas 5 Botërorëve të luajtur kërkonte edhe këtë të Katarit, të gjashtin për një rekord absolut, qoftë edhe si portieri i tretë.

“Mesa duket fati nuk e donte. Kam luajtur 5 të tjerë, por mund të bëja edhe dy të tjerë (ato në të cilët Italia mungoi), prandaj pas kësaj i thirra vetes: ‘Pse duhet të tërhiqem’? Personalisht i spostoj gjithmonë limitet e mia dhe pse jo, mendja më thotë se dua të luaj deri në moshën 58 vjeç dhe deri atëherë mund ta luaj edhe Botërorin tim të gjashtë”.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
and then