Shqipëria kundër Izraelit nuk e njeh fjalën barazim, por nesër duhet vetëm fitorja

Shqipëria do të luajë nesër përballjen e gjashtë në historinë e saj kundër Izraelit. Në bilanc të përgjithshëm, ajo që bie në sy është që në pesë sfidat e luajtura mes tyre, asnjëra nuk ka përfunduar në barazim, ndërkohë Izraeli shënon tri fitore, përkundrejt dy të Shqipërisë.

Foto: F. Hazisllari

Foto: F. Hazisllari

Në të gjitha rastet, përballjet kanë qenë në kuadër të kompeticioneve, si kualifikueset e botërorit dhe Ligës së Kombeve dhe nuk rezulton që të jetë luajtur një takim miqësor. Përballja e parë ka ndodhur në vitin 2016, ku Izraeli fitoi 0-3 në Shqipëri, ndërsa 7 muaj më vonë me të njëjtin rezultat, Shqipëria fiton aty.

Edhe dy takimet e tjera, fitore e Shqipërisë 1-0 në 2018 në “Elbasan Arena” dhe fitore 2-0 e Izraelit po në të njëjtin vit. E fundit ishte fitorja 1-2 e izraelitëve në muajin qershor të këtij viti.

Arena e Lajmit

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×