Kreu veprime të turpshme ndaj një të miture, arrestohet 59-vjeçari në Berat (Emri)

BERAT

Kreu veprime të turpshme ndaj një të miture në hyrje të pallatit ku ajo banonte, vihet në pranga 59-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një 13-vjeçare, se shtetasi Fatmir Protopapa, 59 vjeç, banues në Berat, kishte kryer veprime të turpshme ndaj saj, kanë kapur dhe vënë në pranga këtë shtetas.

Dyshohet se 59-vjeçari i ka kryer veprimet e turpshme, ndaj shtetases së mitur, në hyrje të pallatit ku kjo shtetase banonte. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×