VIDEO/ Spektakël me 3 gola në pjesën e parë, Brazili shkëlqen në miqësore

Brazili ka shkëlqyer në miqësoren ndaj Ganës të zhvilluar në stadiumin e Le Havres në Francë, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0.

brazil

Të tre golat skuadra e Tites i realizoi në fragmentin e parë të lojës! Ishte mbrojtësi i PSG-së, Markuinjos, ai që hapi serinë e golave, pas asistim të Rafinjës, në minutën e 9-të, teksa në minutat 28 dhe 40, ishte radha e Riçarlison, që pas dopietës së asisteve të dhuruar nga Nejmar, tundi 2 herë rrjetën, duke sigluar shifrat në 3-0.BRAZILI FORMACIONI

Në fragmentin e dytë të lojës, të dy trajnerët bënë ndryshime të shumta në përbërje, teksa loja nuk prodhoi gola në vazhdim. Vinicius Zhunior, Riçarlison dhe Nejmar formuan repartin ofensiv në pjesën e parë, teksa në të dytën trajneri Tite aktivizoi edhe Rodrigo dhe Antoni, për të freskuar sulmin.

 

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×