Derbi Partizani-Tirana, 19 lojtarë nuk e dinë shijen e fitores

Pjesa më e madhe e skuadrës aktuale të Partizanit nuk e ka fituar asnjëherë në karrierë derbin me Tiranën. Plot 19 lojtarë, që janë aktivizuar në këtë sezon, një pjesë e të cilëve kanë ardhur në verë, nuk e kanë fituar asnjëherë derbin me Tiranën. Ata që e dinë shijen e të fituarit të kësaj ndeshjeje janë vetëm 7 lojtarë të skuadrës aktualë të të kuqve.

Tirana-Partizani-6

Një prej tyre është Hoti, por ai di vetëm si shijohet nga ana tjetër, sepse vjet ishte pjesë e Tiranës. Hoxha, Bitri, Murataj dhe Cara i kanë mposhtur bardheblutë më parë. Telushi dhe Romero erdhën këtë verë, por në eksperiencat e mëparshme te Partizani, e kanë mposhtur Tiranën dhe mund t’i japin ndonjë mësim pjesës tjetër.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×