I përfolur për një transferim të bujshëm te Interi, një tjetër klub italian pas Dibalës

Paulo Dibala është një nga emrat më të përfolur të merkatos së transferimeve, me sulmuesin argjentinas që përflitet për një kalim të bujshëm nga Interi te Juventusi. Duket se zikaltërit nuk janë klubi i vetëm italian pas Dibalës, me Romën e Murinjos që ka treguar gjithashtu interes ndaj tij në orët e fundit.

DIBALA

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, verdhekuqtë duket se kërkojnë t’i bëjnë një dhuratë të madhe teknikut portugez në rast se ai arrin të fitojë finalen e Ligës së Konferencës që do të mbahet në Tiranë.

28-vjeçari do të ishte zëvendësuesi perfekt edhe për një tjetër talent të madh siç është dhe Nikolo Zaniolo, i cili pritet të largohet në përfundim të sezonit për shkak të ofertave të shumta nga jashtë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×