Sulmuesi shqiptar, Armando Dobra, u kthye në një protagonist absolut në Angli me skuadrën e Çesterfildit, në sfidën finale kundër Nots Kauntit që do të vendosë se kush do të ngjitet në Legue Two.
22-vjeçari shqiptar shënoi një supergol në minutën e 93’ të kohës shtesë, për të kaluar sërish në avantazh skuadrën e tij, ku gjatë festës u hap në tribunë dhe një flamur shqiptar.
Gjithsesi në minutën e 108’, ishte sërish Nots Kaunti që rivendosi baraspeshën.
Në fund ishte Nots Kaunti ajo që festoi, duke fituar me penallti, me Geraldo Bajramin që ngjitet në League Two.
Arena e Lajmit
” “
