
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku për pasojë një i adoleshent ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare Asllan Shahini’.
Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për BalkanWeb se pas një sherri me thika mes disa të rinjve, ka humbur jetën Fatjon Bici, në klasën e nëntë. Ndërsa i plagosuri është 15-vjeçari, Marko Liçi. Sipas mjekëve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do te niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Mësohet se adoleshenti ka ndërruar jetë në vend dhe se adoleshentët janë të moshave 14 dhe 15 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/Informacion shtesë
Në vijm të veprimeve që po kryhen për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, ngjarje për të cilin Policia shoqëroi 4 adoleshentë të përfshirë në konflikt (mes tyre dhe autorin), grupi hetimor po kryen verifikime edhe për shtetasin M. C., 15 vjeç, i cili ka shkuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës thikë, gjatë këtij konflikti.
Veprimet hetimore për këtë ngjarje vijojnë dhe në përfundim të veprimeve të para do të ketë njoftim të plotë.
Arena e Lajmit