
Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet britanike teksa udhëtonte me automjetin e tij pranë zonës së Cambridge.
Mësohet se 26-vjeçari u ndalua pasi makina e tij nuk ishte e siguruar, por gjatë kontrollit të mëtejshëm atij iu zbulua kokainë dhe kanabis.
Raportohet se gjatë kontrollit atij iu gjetën 13 doza kanabis dhe 6 me kokainë, së bashku me rreth 400 paundë.
Pas përballjes me gjykatën 26-vjeçari shqiptar u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim pasi u deklarua fajtor për posedim dhe qëllim shitje të drogërave.
and then