Rihanna ka publikuar së fundmi një nga setet e saj fotograifik që ka realizuar gjatë shtatzanisë së parë.

Ylli i ka vënë ‘flakën’ rrjetit me fotot e saj ku shfaqet topless në një ballkon teksa kishte veshur vetëm me pjesën e poshtme të bikini dhe disa bizhuteri ari, ku pozonte duke mbuluar gjoksin e saj me duar.
“Për nder të shtatzënisë sime të parë, duke përqafuar mëmësinë si një G (Gangstere), dhe magjinë që bëri ky trup”, shkroi Riri krahas imazheve.
“RZA ndodhet aty… dhe nuk e ka idenë se sa e çmendur është mamaja e tij, apo sa do çmendesha për të.”– përfundoi ajo.
View this post on Instagram

Kujtojmë se këngëtarja dhe partneri i saj A$AP Rocky e kanë quajtur djalin e tyre RZA Athelston Mayers. Vogëlushi i tyre mesa duket mban emrin e producentit dhe reperit RZA, liderit të klanit Wu-Tang.
Ylli e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë një vit më parë, e mbajti të fshehtë identitetin e tij për disa muaj derisa 35-vjeçarja më në fund postoi një video të fëmijës së saj në Instagram.
View this post on Instagram
Në shkurt, këngëtarja e hitit “Umbrella” zbuloi gjatë performancës së saj të pjesës së parë të Super Bowl se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Çifti ishin miq për një kohë të gjatë përpara se marrëdhënia e tyre të shkonte më tej në fillim të vitit 2020.
“Ai u bë familja ime në atë kohë,” i tha Rihanna disa kohë më parë në një intervistë me A$AP Mob në mes të pandemisë së koronavirusit.

” “
and then