Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë/ Gazetarja: Bregdeti, mollë sherri për grupet kriminale. Gjinaj: Hetimet u dëmtuan nga…

Në studion e emisionit “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala në News24, u diskutua zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë. Pra, për Leonard Thodhorin, i njohur me pseudonimin ‘Koçole’ dhe Fatmir Sulovarit që më herët mbante mbiemrin e familjes, Krasniqi.

Gazetarja Glidona Daci e lidhi ngjarjen me çështjen e pronësisë për zonën bregdetare, ku tha se është shndërruar në mollë sherri nga grupet kriminale. Sakaq tha se zhdukja e “Koçoles” dhe Sulovarit nuk ishte një rrëmbim i mirëfilltë.

“Nuk ka pasur një rrëmbim të mirëfilltë, por hetuesit janë të bindur se sipas tyre, ka pasur njohje dhe jo frikë që të jenë marrë me dhunë. Normalisht që kamerat e sigurisë do i kishin ndihmuar hetuesit nëse do kishte pamje më të qarta. Deri tani kemi mbetur në këtë kuadër. Rezultatet që mund të çojë në zbardhjen janë dëshmitë e dëshmitarëve okularë. Familjarët kanë denoncuar me vonesë.

Dyshimi të çon te Koçole për shkak se kishte në pronësi një tokë që do e shiste. Ka pasur një konflikte për çështjen e parave. Por, ende nuk është përcaktuar qartë. Saranda dhe zona bregdetare, kohët e fundit është shndërruar në një mollë sherri nga grupet kriminale”, u shpreh Daci.

Ndërsa gazetari Fatjon Gjinaj, tha se diferenca 3-4 ditore të denoncimeve nga familjarët kanë dëmtuar procesin e hetimeve.

“Diferenca 3-4 ditore e denoncimit ka dëmtuar hetimin e rastit. Dhe për sa i përket kohës në dispozicion, janë 72 orë nga kallëzimi parë dhe rreth 90 orë nga humbja e kontaktit të fundit. Ka pasur ndikim dhe rol sidomos për sa i përket dinamikës.

Kruja është e njohur si vendi i tritolit, qarku i Vlorës shquhet për persona të zhdukur. Saranda, deri pak kohë më parë ishte një qytet i qetë ku raportohej në media për ankorimin e anijeve turistike. Prej disa kohësh gjërat kanë ndryshuar. Kemi pasur shumë pak raste të krimit në Vlorë që janë zhvendosur në Tiranë. E kundërta po ndodh me Sarandën. Kemi rastin vrasjes së Edmond Papës si hakmarrje, ngjarja e parë në këtë zonë, ku prodhon herë pas here ngjarje. Qytete të vogla si Saranda, që nëse ndodh një ngjarje kriminale është e pamundur që të mos ketë lidhje me njëra-tjetrën, sepse është një vend i vogël. Janë ngjarje që ndodhin në një qytet të vogël dhe është e pamundur që të mos e lidhësh me njëri tjetrin.”, tha Gjinaj.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook