Nga problemet shëndetësore të gruas te kujdesi për fëmijët e mitur dhe sjellja e mirë në burg, çfarë e shpëtoi Tahirin nga qëndrimi në qeli

Zbardhen detaje nga lirimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit ka vendosur që Tahiri të vijojë dënimin e tij të mbetur në shtëpi.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 deklaroi se në Gjykatë janë dorëzuar dy ekspertiza mjeko-ligjore, në të cilat thuhet se gruaja e Tahirit vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa ai duhet të kujdeset për fëmijët e mitur. Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.

Lala përmendi si element që çoi në lirimin e Tahirit dhe të faktit për sjelljen e tij të mirë në burg.
Duke iu parashtruar këto kërkesa, edhe prokurori i çështjes ka qenë dakord me kërkesën, që Tahiri të vuante ditët e tjera të dënimit në shtëpi.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×