Pas lirimit me kusht, reagon për herë të parë Saimir Tahiri: Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim! Faleminderit ty që ke gënjyer dhe…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga qelia dhe kalimit në arrest shtëpie ditën e sotme.

Ai shkruan në Facebook se do të vazhdojë të kërkojë të drejtën e tij ndërsa shpreh falenderim për ata që besuan tek pafajësia e tij.

“Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot. Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une!

Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e te vertetes.  Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe. Tani kam mundesine te kerkoje te drejten pa kursim! Faleminderit pamase te gjithe!”, shkruan ai.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×