Liroi nga burgu Saimir Tahirin, kush është gjykatësja Matilda Fetau, vetëm 4 ditë më parë kaloi Vettingun

Ish-ministri Saimir Tahiri u lirua sot nga qelia, pasi gjykatësja Matilda Fetau vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijët. Ndërkohë, sipas BIRN Matilda Fetau, vetëm katër ditë më parë ka kaluar Vettingun.

Një raport mjekësor që vërtetonte se bashkëshortja e Saimir Tahirit është sëmurë dhe për rrjedhojë ka vështirësi në përkujdesjen e fëmijëve ka shpëtuar nga burgu ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Çfarë ndikoi në vendim ishte një manovër e familjes Tahiri që i kishte kaluar fëmijët në kujdestari të Saimir Tahirit, një lëvizje që i dha gjykatës motivin e duhur për ta liruar ish-ministrin nga burgu. Gjykatësja Matilda Fetau ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit, prej 1 vit e 7 muaj, Tahiri ta vuajë në shtëpi dhe të kujdeset për fëmijet.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×