I ka mahnitur të gjithë, shoku i skuadrës për Kvaran: Më kishin folur për të edhe…taksistët

Khvicha Kvaratskhelia ka shkëlqyer këtë sezon me Napolin. 22-vjeçari falë aftësive teknike dhe talentin që zoti duket se i ka dhuruar, ka mundur të fitojë zemrat e të gjithë fansave të futbollit.

Kvara ka luajtur 33 ndeshje këtë edicion në kampionat, ku ka shënuar 12 gola. Për gjeorgjianin ka thënë diçka edhe shoku i skuadrës te napoletanët, Giovanni Simeone.

“Unë e ndjeja se Napoli ishte zgjedhja e duhur për mua. Ishte diçka që më shtynte të pranoja ofertën, një zgjedhje zemrë mund të them. Mbaj mend ndeshjen e parë me skuadrën dhe isha në stol së bashku me Raspadorin. Po ndiqnim nga pranë shokët e skuadrës dhe pamë me vëmendje Kvaratskhelian. Para se të shënonte bëri një lëvizje të jashtëzakonshme, u ktheva nga Raspadori dhe i thashë; Po ne si do t’ia bëjmë ne që të luajmë në këtë skuadër? Më kishin folur shumë për Kvaratskhelian, edhe taksistët në qytet më thonin se ishte një lojtar shumë i fortë” – tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook