Hetimet për një tender/ Dëshmoi mbi 1 orë në SPAK, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ‘kapet’ me gazetarët: A jeni në vete?!

Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, është marrë sot në pyetje në SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se ka Bino për gati 1 orë dëshmoi para prokurorëve të SPAK në lidhje me një tender të ISHP-së, në cilësinë e personit që ka dijeni pasi ka qenë dhe drejtoreshë e këtij institucioni gjatë periudhës së pandemisë.

SPAK po vijon hetimet për disa tendera.

Ajo nuk pranoi të fliste për mediat, madje u ndje e bezdisur nga tentativat e gazetarëve për ta pyetur, duke thënë; “a jeni në vete?!”.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×