
Një sezon. Kaq ka zgjatur aventura e Angel Di Maria me Juventusin. Ka qenë vetëm argjentinasi që ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë, që nga tifozët deri te shokët e skuadrës.
Në këtë edicion, mesfushori luajti 26 ndeshje në kampionat, ku dhuroi katër asiste dhe gjeti katër herë rrugën e rrjetës.
“Kam ardhur në fundin e një faze të vështirë dhe të komplikuar. Largohem me qetësinë e dikujt që ka dhënë gjithçka për të ndihmuar këtë klub që të vazhdojë të fitojë tituj, por nuk ka qenë e mundur. Largohem me shijen e hidhur sepse nuk ia dola dot, por i lumtur sepse kam krijuar shumë shokë në këtë dhomë zhveshjesh të mrekullueshme ku kam qenë pjesë.
Falenderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës për dashurinë që më kanë dhuruar që nga dita e parë që kam ardhur këtu. Jam ndjerë gjithmonë si në shtëpi. Një përshëndetje e madhe shkon edhe për të gjithë tifozët e Juventusit, për dashurinë që kanë treguar ditë për ditë. Një përqafim i fortë. Do t’u kem gjithmonë në zemër” – shkruajti ai.
()
and then