Xhan Piero Gasperini duket se po përjeton ditët e tij të fundit në Bergamo ku punon prej 6 vitesh. Bluzinjtë po përgatiten për ndryshim, sidomos nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Europë.
Edhe vetë trajneri nuk është shprehur i sigurt për qëndrimin duke deklaruar se vendimet do të merren në fund të sezonit. Ndërkohë, Davide Zapakosta, mbrojtësi i Atalantës, foli për rrjetin “Sky” në fund të ndeshjes së fituar 3-1 kundër Specias.
“Javën tjetër mund të vendosim luftën e kampionatit, por në radhë të parë duhet të mendojmë për veten tonë. Milani po luan për titullin, por na vjen keq sepse jemi ende në garë për Europën e do të bëjmë maksimumin për të fituar. Do të jetë një ndeshje e vështirë”.
Arena e Lajmit
