VIDEO/ Lojtarët shqiptarë “rrëmbejnë skenën” në Turqi, Istanbulspor siguron qëndrimin në elitë

Istanbulspor ia doli të mbijetojë në elitën turke, pas triumfit 4-0 ndaj Umraniyespor. Protagonistë absolut në këtë takim ishin dy lojtarë shqiptarë, të cilët zhvilluan një sfidë fantastike.

Jetmir Topalli hapi siparin e golave në minutën e 45-të, pas asistit të Eduard Rrocës. Në minutën e 61-të, do ishte Rroca që do realizonte, ndërsa asisti mbajti firmën e Topallit.

Istanbulspor AS mbylli sezonin në vendin e 15-të, me vetëm 41 pikë të grumbulluara. Skuadra e Fatih Tekke numëron 47 gola të shënuar dhe 63 të pësuar.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×