Agron Llakaj humb babain: U pamë sot në mëngjes e nuk e dija se po të puthja për herë të fundit

Aktori Agron Llakaj ka ndarë sot lajmin e hidhur me ndjekësit e tij. Babai i tij është ndarë nga jeta.

Mes një foto ku festonte 88-vjetorin, Llakaj shkruan “ku ta dija o babushi im i mire, se do ishte ditelindja jote e fundit”.

Mesazhet ngushëlluese nga miqtë, ndjekës e personazhe publikë kanë qenë me qindra.

Postimi i plotë:

“Ahh ku ta dija o babushi im i mire, se do ishte ditelindja jote e fundit
Babai im,gojemjalti ti,e qeshura jote ilac…aaahh mor bab cte te them e cte shkruaj per ty?!
U pame sot ne mengjes dhe nuk mendova se po te puthja e perqafoja per here te fundit.
Babi im, ike…,po te pret Bardha,bija jote dhe motra jone,tragoja gjithe mallin tone babi…
Qofsh i parajses ashtu sic shpirtin e kishe babi im!
Kam gjithcka nga ty dhe shpirti yt i mire, qe do t’i ruaj deri kur Zoti te na bashkoj serish!????
Lamtumire o i shtrenjti yne, tregoi shtruar Zotit gjithe historite e tua, ashtu bukur dhe qeshur sic tregoje Ti
Sa me mungon mor bab…ahhhh…’ shkruan aktori krahas fotos së publikuar me prindërit.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×