Onana para finales: Ia dalim nëse luajmë lojën tonë, japim shpirtin në fushë

Një nga më të merituarit për arritjen e Interit në finalen e UEFA Champions League është Andre Onana. Portieri i njohur ka qenë vendimtarë shpeshherë, teksa me pritjet e tij i ka dhuruar fitore të rëndësishme zikaltërve. Pak minuta para aktit final të kompeticionit ndaj Manchester Cityt ka folur për mediat Onana, i cili duket i gatshëm për sonte.

“Nuk ka dyshim që kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierën e të gjithëve ne. Megjithatë unë jam i qetë dhe i bindur që nëse ne bëjmë lojën tonë, mund t’ia dalim. Tifozëve nuk mund t’u premtoj fitoren, pasi këtë e vendos fusha, por i garantoj që ne do të japim maksimumin. Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka”, tha portieri.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×