Situata e Bennacer, tekniku i Algjerisë i frikësuar: Dëmtim i rrallë dhe kompleks, ju flas për rikthimin

Ismael Bennacer e mbylli sezonin para kohe me Milanin, pas atij dëmtimi në gjysmëfinalen e Champions League. Trajneri i Algjerisë, Djamel Belmadi ka folur së fundmi rreth situatës së mesfushorit të kësaj përfaqësueseje.

“Dëmtimi i Bennacer është një dëmtim i rrallë dhe kompleks, veçanërisht në moshën e tij. Ne ende nuk e dimë saktësisht kohën e rikuperimit të tij, nuk mund të spekulojmë për dëmtimin e tij. Dëshira jonë është që ai të kthehet në dispozicion për Kupën e Afrikës.” – tha tekniku i Algjerisë.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×