Një nga më të mirët e Interit në sezonin e Champions, Barella: Kjo humbje na stimulon për të bërë gjëra të mëdha!

Nico Barella ishte një nga më të mirët e Interit në këtë kompeticion të Champions League. Mesfushori zikaltër u shfaq i përlotur pas dështimit në finalen ndaj Cityt, teksa vetëm ditën e sotme ka mundur të bëjë një postim në Instagram.

“Gjithmonë kam menduar se të fitosh është e barabartë me lavdinë, ndërsa humbja është e barabartë me dështimin.

Por në këto vite më keni mësuar se ka më shumë.

Është krenaria dhe mbi të gjitha dashuria që na keni treguar. Është dhoma e zhveshjes e përbërë nga njerëz që kanë punuar shumë për ta rikthyer Interin aty ku e meriton.

Është djersa që, ju siguroj, e kemi derdhur gjithmonë për këtë fanellë. Është fitorja që na ka dhënë kaq shumë emocione, që do t’i mbajmë brenda vetes përgjithmonë.

Kjo ishte një humbje e hidhur, e vështirë për t’u kapërdirë, por stimuluese në mënyrën e vet për të bërë diçka edhe më të madhe.

Për këtë arsye, medalja e argjendtë do të jetë aty përpara, bashkë me ato të fitoreve dhe jo e fshehur në një cep.

Faleminderit të gjithëve për këtë udhëtim të mrekullueshëm! Nicolo.” – Shkruajti ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×