Ndryshimet te Partizani/ Stafi teknik, të gjithë janë në dyshim

Me ardhjen e Zoran Zekiç në stol, te Partizani ka mjaft paqartësi edhe në lidhje me të ardhmen e pjesës së stafit, që kanë ndihmuar trajnerin Kolela gjatë gjithë sezonit të shkuar. Dy ndihmësit, Fatjon Tafaj dhe Klajdi Kënga nuk e kanë qartësuar ende të ardhmen.

 

Nuk dihet nëse Zekiç vjen me stafin e tij te Partizani dhe nëse e bën këtë, pritet që dyshja drejtuese të largohen. Tafaj është një nga të preferuarit e presidentit Demi, që vendosi ta mbajë me këmbëngulje edhe pas largimit të Dritan Mehmetit nga skuadra.

Nga ana tjetër, Kënga ka qenë një sugjerim i Elton Marinit dhe nuk përjashtohet largimi, pas ikjes së këtij të fundit. Në dyshim është edhe përgatitësi atletik, Marko Korali. PanoramaSport

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×