I shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e Stiven Toshkesit, shoqërohet në ambientet e policisë djali i Admir Muratajt, grabitësit të vrarë në Rinas

Arbër Murataj i cili ishte i shpallur në kërkim policor lidhur me ngjarjen e shënuar më 19 prill, ku u vra me thikë 19-vjeçari Stiven Toshkesi, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Arbër Murataj është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në Rinas.

Të njëjtat burime thanë se të riut i është marrë deklarata e cila është përcjellë në Prokurori, aty ku dhe do të kryhet vlerësimi dhe do të shqyrtohet deklarata e Muratajt.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për se, pasi i është marrë deklarimi policia ka lënë të lirë Arbër Muratajt për mungesë provash, i cili është raportuar më herët se ka pasur një konflikt me viktimën, Stiven Toshkesin për një vajzë.

Sipas policise, Murataj është lënë i lirë pasi nuk ka prova nëse ka qenë apo jo i pranishëm natën e ngjarjes gjithashtu dy të rinjtë Axel Hoxha dhe Ensi Maze të cilët ndodhen në masën e sigurisë arrest me burg janë rimarrë në pyetje dhe nuk kane nxjerre emrin e Arbër Murataj si te perfshire me ngjarjen.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×