EMRI/ E mashtroi dhe i mori 10 mijë euro 49-vjeçarit, arrestohet e reja në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

DVP Tiranë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Premtimi”.

I morën 10 000 euro, një shtetasi, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 31-vjeçarja, Arjana Lleshaj shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, për një rast të marrjes së parave me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Premtimi”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases A. Ll., 31 vjeçe dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Gj., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë marrë shumën 10 000 euro, shtetasit B. Gj., 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×