Rënia e euros, “Proeksport Albania”: Shkak, hyrja në treg e valutës së paligjshme. Eksportuesit rrezikojnë falimentimin

Shoqata “Proeksport Albania” ka zhvilluar një takim për kursin e këmbimit, ku u tha se hyrja në treg e valutave të paligjshme ka shkaktuar uljen e vlerës së monedhës euro.

Pjesë nga fajlimi i “Proeksport Albania”:

38% eksportit në vend e zë fasoneria. Ajo çfarë e bën më të fortë të sektor është se në fund të vitit shpërndan mbi 200 mln euro. Sot eksportuesit ndodhen në një fatkeqësi.

Ajo çfarë ka bërë kjo krizë, po çon drejt likuiditetit dhe në prag të falimentimit të gjithë sektorëve, kryesisht atë të prodhimit të këpucëve. Kur vendimmarrjet bëhen me terminologjinë ‘duhet’, kjo nuk shërben. Bashkimi është progresi.

Ulja drastike e euros po vret, shtrydh këtë sektor. Të gjithë e dinë që ulja e blerës së euros, vjen nga futja me shumicë e Lekut nga të gjitha anët. Kjo po nxjerr jashtë shinave një sektor të tërë.
Askush nuk po kujtohet se ky sektor ekziston. Nuk ka shtet në botë që nuk ka prodhim fason. Deri më tani jemi mundur të sillemi në mënyrë të kulturuar.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×