“Ndoshta City do humbasë lojtarë të rëndësishëm, nuk e di nëse do jenë të motivuar”

Manchester City përmbylli në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, teksa fitoi tripletën. Pasi korri sukses në Premier League dhe FA CUP, Citizens “rrëmbyen” edhe Champions League, trofe ky i pari në historinë e klubit. Ish-trajneri i njohur, Arsene Wenger ka dhënë mendimin e tij për të ardhmen e Manchester Cityt.

“A është Manchester City gati për një sfidë të re? A do arrijnë të gjejnë motivimin e duhur për sfida të reja? Ndoshta ata do të humbasin lojtarë të rëndësishëm…

Skuadra e Guardiolës nuk është e vjetër, por nuk ka as lojtarë të rinj në përbërje. Përveç Haaland, i cili është 22 vjeç, të gjithë të tjerët janë nga 24 deri në 32-vjeçarë.

Janë edhe 2-3 lojtarë që duhet të zëvendësohen me të tjerë. Gjithsesi, ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Pasi City do të konfirmohet dhe të fitojë sërish gjithçka”, – Tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×