Ukraina “kockë e fortë” për “Panzerat”, Gjermania shmang disfatën

Gjermania është vendi organizator i Europianit dhe në këto kushte, kjo kombëtare nuk do të zhvillojë eliminatore, pasi kualifikimi është i siguruar për vendin organizator. “Panzerat” zhvilluan një miqësore ditën e sotme ndaj Ukrainës, takim ky që përfundoi me shifrat e barabarta 3-3.

Gola pa limit, emocione, por në fund nuk pati fitues në Weserstadion (Bremen). Gjermanët shënuan të parët me Fullkrug në minutë ne gjashtë, ndërsa ukrianasit përmbysën shifrat me Tsygankov V. dhe falë një autogoli të Rudiger brenda pjesës së parë.

Skuadra e Rebrov “tundi rrjetën” në fillimin e pjesës së dytë me Tsygankov. Gjermania shmangu disfatën me golat e Havertz dhe Kimmich.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×