Efekt domino, largimi i Mbappe trazon kartat, në lojë futet edhe Harry Kane

Kylian Mbappe pritet të jetë emri më i nxehtë në këtë merkato vere, por në të njëjtën kohë, e ardhmja e francez pritet të ketë një efekt domino të madh në tregun e transferimeve. Largimi i tij nga PSG do të linte një gropë të madhe në radhët e ekipit francez, për këtë arsye drejtuesit e klubit janë të detyruar të hidhen menjëherë në merkato për të gjetur një zëvendësues të denjë, praktikisht janë të detyruar të ribëjnë nga e para fazën sulmuese pasi nga Parisi u largua dhe Leo Messi.

Harry Kane
Harry Kane

Sipas mediave evropiane, PSG do të bëjë gjithçka për të transferuar në Paris kapitenin e Anglisë, Harry Kane. Harry kërkohet edhe nga klube të tjerë si Bayern Munich dhe Man.United. Së fundmi sipas mediave gjermane, interes për Mbappe ka shfaqur edhe Bayern Munich.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×