U arrestua për blerje votash, kryebashkiaku Fredi Beleri kërkon lirinë, rekurs në Gjykatën e Lartë

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri kërkon lirinë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për se avokatët e tij kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku Beleri kërkon lirimin nga masa e sigurimit ‘arrest në burg’, që u la në fuqi nga GJKKO.

Beleri u arrestua në 12 maj, nën dyshimet korrupsion pasiv në zgjedhje, e kryer në bashkëpunim.

Më herët Beleri ka kërkuar pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×