
KRUJË
Vihet në pranga, një shtetas i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij.
Në një lokal në Fushë Krujë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin F. Rr., 40 vjeç, banues në Dukagjin, Krujë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
40-vjeçari, më datë 30.07.2022, ka qenë duke transportuar shtetas nga vendet e treta, me një automjet tip “Ford”. Pasi është konstatuar nga punonjësit e Policisë, në hyrje të qytetit të Shkodrës, ai nuk i është bindur urdhrave të tyre për të ndaluar, por është larguar dhe më pas ka braktisur automjetin.
Shtetasi F. Rr. iu dorëzua DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.
and then