Të fiksuar pas Ancelottit. Brazili nuk heq dorë, në lojë futet edhe Perez, italiani i kërkon një nder

Carlo Ancelotti është vetëm një hap larg përfaqësueses së Brazilit. Në fillim dukej me shumë si një fiksim nga ana e pesë herë kampionëve të botës, në një kohë kur tekniku italian, në çdo dalje për mediat ka theksuar besnikëri ndaj Real Madrid. Në fakt, sipas La Stampas, Ancelotti do të marr drejtimin e Brazilit vetëm në 2024, në përfundim të sezonit të ri me Real Madrid, çka përkon edhe me përfundim e kontratës së tij.

Ancelotti
Ancelotti

Gjithnjë sipas mediave, Ancelotti pritet t’i kërkojë një nder të vogël presidentit Perez, do t’i kërkojë të marrë drejtimin e Brazilit që më 1 janar 2024, për 6 muaj, italiani kërkon t’i mbajë të dyja, edhe Brazilit edhe Real Madrid. Mbetet për tu parë se çfarë do të vendos Perez, por në këto kushte, Ancelotti duket i destinuar për të marrë drejtimin e Brazilit.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×