
Armand Duka, presidenti i FSHF-së, në një reagim në rrjetet sociale falënderojë të gjithë protagonistët që bënë të mundur arritjen e objektivit për dy ndeshjet e qershorit, 6 pikët. Duka dhe i gjithë ambienti kuqezi nuk dëshirojnë të ndalen këtu, në një kohë kur shtatori rezervon dy sfidat më të rëndësishme, kundër Polonisë dhe Republikës Çeke. Të bashkuar, Duka mendon se jemi të pandalshëm për të arritur objektivin, Gjermani 2024:

“Qershori kuqezi mbyllet në mënyrën më të mirë. Dy fitore, lojë bindëse, karakter dhe shumë grintë. Nuk ishte aspak e lehtë duke parë kundërshtarët dhe faktin që lojtarët vinin pas një sezoni të gjatë dhe impenjativ.
Faleminderit të gjithë djemve dhe stafit teknik. Një mirënjohje të madhe dhe për tifozët tanë fantastik që nuk munguan as në këtë transfertë të largët.
Shtatori na rezervon dy ndeshje të rëndësishme ku të gjithë bashkë duhet të japim maksimumin për të arritur objektivin tonë: Gjermani 2024.
Të bashkuar, lojtarë, staf teknik, tifozë, media e opinion publik, jemi të pandalshëm.
and then