Intervista e parë në burg, e vërteta e Dani Alves: Shpresoj që një ditë ky makth të marrë fund!

Dani Alves përfundoi në burg para disa muajsh, për shkak të akuzave për përdhunim. Sot, braziliani ka dhënë intervistën e parë si i burgosur për “La Vanguardia”, ku zbardhi disa të vërtetë që nuk i kishtë thënë më parë.

“Vendosa të jap intervistën e parë që kur jam këtu që njerëzit të dinë se çfarë mendoj unë, gjë që mund t’i bëjë të ditur historinë që përjetova atë mëngjes në tualetin e lokalit. Shkova në komisariat për të dhënë të gjitha sqarimet e rastit, por historia iu tregua atyre në formën e një historie rrëqethëse, por unë asgjë nuk kam bërë siç ka deklaruar ajo.

Frikë dhe tmerr, por ajo (viktima e supozuar) e di se çfarë ndodhi. Kushdo që ka njohur dashurinë e vërtetë me mua e di se unë do të isha i gatshëm të bëj çdo gjë për këtë, qoftë edhe të gënjesh, dhe e bëra. Kisha frikë se mos humbja Joanën dhe prandaj ndryshova versionin tim. Po shoh një makth dhe shpresoj që një ditë të marrë fund”, – tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×