Milan nuk heq dorë, fillojnë përsëri tratativat për mesfushorin e Chelseat

Milani ende nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Chelseat, Ruben Loftus-Cheek dhe është veçanërisht i interesuar për të tani që Sandro Tonali do të transferohet te Newcastle United.

Kontaktet e fundit datojnë pak javë më parë, teksa fokusia u largua nga merkato pas shkarkimit të drejtorëve Paolo Maldini dhe Frederic Massara.

Sipas Sportitalia, negociatat rifilluan këtë fundjavë dhe Loftus-Cheek po ngjitet në listën e prioriteteve.

Kuqezinjtë kanë një mesfushë të cunguar për momentin, pasi Tonali është rrugës për tek Newcastle për një marrëveshje prej 80 milion € duke përfshirë bonuse të ndryshme, ndërsa Ismael Bennacer është jashtë fushave për gjashtë muaj për shkak të një dëmtimi në gju.

Çmimi i kërkuar nga Chelsea për të lënë të lirë Loftus-Cheek besohet të jetë rreth 25 milionë euro. Ai, në këtë edicion dhuroi dy asiste në 33 paraqitje!

()

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×