Në Arabinë Saudite janë të papërmbajtshëm. Shumë skuadra të Saudi Profesional League ia kanë dalë të sigurojnë shërbimet e shumë futbollistëve me peshë, ku deri më tani mund të përmenden transferimet e Benzema, Kante dhe Ruben Neves.
Siç raporton Corriere dello Sport përmes Voce Giallorossa, agjenti i mbrojtësit të Romës Leonardo Spinazzola, Davide Lippi ka marrë një ofertë fitimprurëse nga Al-Ahli, duke bërë kështu që futbollisti të mendojë seriozisht për një firmë të mundshme.
30-vjeçari ka vetëm një vit të mbetur në kontratë me klubin kryeqytetas dhe dëshiron të qëndrojë, por deri më tani nuk ka pasur shenja për një marrëveshje të re.
Spinazzola fiton 5.5 milionë euro në vit te italianët dhe një ofertë prej rreth 15 milionë euro mund të mjaftojë për të arritur akordin me arabët.
Klubet saudite kanë filluar të interesohen për një pjesë të lojtarëve në Serie A, duke përfshirë dyshen e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic e Luis Alberto dhe trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri.
()