“Luftë” milionash për Declan Rice, Man.City përplaset me Arsenal, West Ham nuk dorëzohet

Pasi luftuan deri në javët e fundit për titullin në Premier League, Man.City dhe Arsenal vijojë betejën ndërmjet tyre, këtë herë në tregun e transferimeve. Dy gjigandet anglezë kanë një objektiv të përbashkët, Declan Rice. Largimi i Gyndogan, detyron City të futet në merkato për të gjetur një zëvendësues ideal, emri i Declan Rice është vendosur nga Guardiola në majën e listës së dëshirave.

Man City Rice
Man City Rice

“Qytetarët” kanë paraqitur ofertën e radhës në dyert e West Ham, 80 milionë sterlina, por kjo ofertë është refuzuar nga ana e “çekanëve”. Arsenal gjithashtu paraqiti ofertën e dytë zyrtare, 75 milionë sterlina, shumë që dëshirojnë ta paguajnë me 4 këste, plus 15 milionë të tjera bonuse, por dhe kjo ofertë është refuzuar nga ana e West Ham. Fituesit e Conference League ia kanë bërë të qartë Man.City, Arsenal dhe çdo ekipi tjetër që kërkon shërbimet e Declan Rice, kapiteni nuk largohet pa 100 milionë sterlina.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×