Droga fshihej në një vend të përshtatur në kamion që nuk e kapte as skaneri, dalin pamjet nga operacioni i SPAK

Pamjet që shihni tregojnë aksionin e SPAK, në bashkëpunim me struktura të tjera të huaja, që çoi në arrestimin e 20 personave, ndërkohë që njëri është në kërkim. Siç shihet nga video, droga transportohej përmes kamionëve, në të cilët ishte përshtatur një vend ku as skaneri nuk e evidentonte dot.

Në një konferencë prokurori Vladimir Mara deklaroi se hetimi është bërë në bashkëpunim me palën italiane, ndërsa shtoi se grupi kriminal trafikonte lëndë narkotike.

Mes të tjerash Mara tha se nga 21 masa sigurimi personal, 20 u ekzekutuan, duke shtuar se një person është në kërkim ndërkombëtar. Po ashtu u bë e ditur se SPAK ka kryer dhe hetim pasuror për anëtarët e grupit kriminal, ku transportimi i drogës bëhej me kamion.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×