Ndërtuan pa leje në zonat e plazhit, procedohen penalisht 4 persona në Borsh

Policia ka proceduar penalisht 4 persona, pasi kishin ndërtuar pa leje në plazhet e Jonufrit dhe Borshit. Sipas njoftimit të policisë, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm, për shtetasit:

-G. A., S. M. dhe K. M., pasi në plazhin e Jonufrit, kishin ndërtuar tenda metalike, pa lejen e organeve kompetente;

-Xh. Gj., 28 vjeç, pasi në plazhin e Borshit, kishte vënë një mol plastik në ujë, pa lejen e organeve kompetente.

Kontrollet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut.

 

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×