Guglielmo Vicario është portieri i ri i Tottenham. Lajmi është dhënë nga Spurs, me një postim në rrjetet sociale. Vicario vjen nga Empoli, teksa sezonin e fundit ka mbrojtur shtyllat e kësaj skuadre për 30 ndeshje.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e Guglielmo Vicario nga Empoli. Italiani ka nënshkruar kontratë me klubin që do të zgjasë deri në vitin 2028 dhe do të mbajë fanellën me numrin 13” – Shkruan klubi.
()