EMRI/ Kishte mbjellë kanabis në tokën e tij, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari në Finiq

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, dhe si rezultat, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë gjetur në vendin e quajtur “Roshan”, Finiq, në një sipërfaqe toke në posedim të shtetasit Foto Papa, 24 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë 23 vjeçarin, banues në Finiq, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×