Trajnerët francezë janë të nënvlerësuar. Kjo është ajo që ka thënë tekniku i Francës, Didier Deschamps, në një intervistë të dhënë për Vsd.
“Trajnerët francezë janë të nënvlerësuar për arsye të ndryshme. Edhe në Francë. Kemi shumë trajnerë të huaj, por kemi edhe shumë trajnerë të shkëlqyer francezë që janë të papunë. Kolegët e mi të huaj që punojnë në Francë janë kompetentë, kjo kuptohet. Ata shpesh janë të rrethuar nga një staf i shkëlqyer stërvitor që ata kanë zgjedhur. Kjo nuk ndodh shpesh me një trajner francez.
“Ne objektivisht kemi një të metë – aftësinë tonë në gjuhë të huaja. Ne nuk jemi mjaftueshëm të mirë në këtë fushë. Një trajner i huaj në Francë mund të mos flasë frëngjisht, ne e lejojmë atë.
“Shko në Itali, Angli apo Spanjë. Nëse nuk flet gjuhën e vendit, as që të marrin në konsideratë për pozicionin e trajnerit. Është vetëm një vëzhgim” – Tha ai.
()