Arabia Saudite është realiteti i ri i futbollit botëror. Klubet arabe po afrojnë futbollistë të rëndësishëm nga Europa, por jo vetëm, pasi tashmë kanë filluar të nënshkruajnë edhe me trajnerë të ndryshëm që vijnë nga ky kontinent.
Al Hilal ka arritur marrëveshje me teknikun portugez Jorge Jesus. Jesus ka drejtuar parë skuadra të mëdha në Portugali si Benfica, apo edhe Sporting. Faktikisht për 68-vjeçarin është një rikthim, pasi edhe më parë, ky “timonier” ka drejtuar Al-Hilal.
()