“Lojtari i ëndrrave”, dhuratë rekord për Guardiola-n, 100 mln euro për një mbrojtës

Një dhuratë 100 milionë euro, kjo është dëshira e radhës e Pep Guardiola-s që pritet të bëhet realitet. Josko Gvardiol, qendërmbrojtësi kroat, është vetëm një hap larg transferimit te Man.City, një blerje rekord që do të thyej merkaton. “Lojtari i ëndrrave” i Guardiolas, kështu e përkufizojnë mediat, ka dhënë bekimin e tij për tu transferuar në Premier League, nuk ka më asnjë pengesë në këtë pikë, pritet vetëm që Man.City të paguaj këtë shifër të çmenduar për ta liruar nga Leipzig.

Gvardiol
Gvardiol

Ka qenë vetë drejtori sporti i klubit gjerman, Max Eberl, që konfirmoi një lëvizje të tillë: “Gvardiol dhe agjentët e tij na bënë me dije dëshirën e lojtarit për tu transferuar te Man. City”. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm që City tani të derdh në arkat e Leipzig, 100 milionë euro, plus bonuse. Gvardiol do të bëhet në këtë mënyrë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e merkatos duke zbritur nga froni Harry Maguire, lojtar për të cilin Man.United pagoi 87 milionë euro për ta marrë nga Leicester.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×