Mesfushori i Fiorentinës, Sofyan Amrabat është një nga emrat më interesant të lakuar në këtë merkato. Manchester United është i interesuar për futbollistin, çmimi i të cilit shkon diku te 30 milionë euro, por marokeni ka edhe oferta të tjera.
Dukej se Amrabat ishte i destinuar për të kaluar në La Liga, pasi ishte afër Barcelonës në janar, pastaj u përfol shumë në fillimin e kësaj vere për një kalim të mundshëm te Atletico Madrid.
Destinacioni i Manchester United mbetet një mundësi e mirë, duke patur parasysh faktin se në Manchester mund të bëhet pjesë e një skuadre kompetitive.
Sportitalia pretendon se Al-Ahli është gati të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme për Amrabat me një pagë marramendëse. A do i prishë punë klubi arab apo jo skuadrës londineze, kjo mbetet të shihet.
🚨 EXCLUSIVE🚨
The state of play with Man Utd👀
Ten Hag makes Amrabat a midfield priority 🔥
By @jac_talbothttps://t.co/PXjeAgCJnV
— Football Transfers (@Transfersdotcom) July 8, 2023
()