
Futbollistët e Napolit po shijojnë ditët e fundit të pushimeve. Ata do të takohen më 12 korrik në “Castel Volturno” së bashku me trajnerin e ri, Rudi Garsia.
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani fundjavën e kaluar ndodhej në Austri për Çmimin e Madh të Formula 1. Përpara kësaj ai ndodhej në Spanjë me pushime. Ndërkohë kapiteni Di Lorenzo ka ndarë foto nga pishina, ndërsa Politano ka zgjedhur të pushojë në plazh.


and then