Nëse Dybala largohet nga Roma, Chelsea mbetet një alternativë e mundshme për sulmuesin argjentinas. Mbrojtësi i Bluve të Londrës, Thiago Silva ka takuar “La Joya”, teksa po shikonin të dy garën për Çmimin e Madh të Anglisë në Formula 1.
“Ishte diçka e bukur të takoja Dybalën. Po flitet për një transferim të mundshëm te Chelsea? Nuk e di, e pyeta nëse është e vërtetë, por nuk më tha asnjë gjë. Nëse do të më pëlqente të vinte te Chelsea? Sigurisht që po. Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Me siguri që do të na ndihmonte shumë nëse do të vinte te ne”, tha Thiago Silva.
()