Prestige MFC ia ka dalë të triumfojë në kampionatin 5 vs 5. Suksesi erdhi pas fitores në finale me shifrat 4-1 ndaj Art Inox.
Art Inox shënoi i pari me Kullollin në minutën e 14-të, por Hysko përmbysi shifrat me dopietë në minutën e 19-të dhe 27-të. Më pas, në të 41-tën “tundi rrjetën” Ademi, ndërsa emrin në listën e golashënuesve e shënoi edhe Biba (50’).
Skuadra e Prestige fiton kështu kampionatin, pas një edicioni të vështirë. Kujtojmë që në gjysmëfinale, kjo skuadër likuidoi Genius me shifrat 2-0.
()