Janë përcaktuar çerekfinalistët e parë të Wimbedon, turneut më të rëndësishëm të tenisit në fushat me bar. Numri 2 në botë, serbi Novak Djokovic, fitoi 2-0 ndeshjen ndaj hungarezit Hubert Hurkacz, sfidë e ndërprerë për shkak të orës së vonë që luhej dhe që ka vijuar të hënën.
Në çerekfinale avancuan rusi Andrey Rublev, që mundi 3-2 kazakun Alexander Rublik si dhe italiani Jannik Sinner, që mposhti 3-0 kolumbianin Daniel Galan. Më tej avancojnë edhe bullgari Grigor Dimitrov dhe rusi Ruman Safiullin. Interesante mbetet sfida mes numrit një në botë spanjollit Alcaraz dhe italianit Berretini, pasi kanë të njëjtin stil loje.
Te femrat, numri 1 në botë, polakja Iga Swiatek, rrezikoi shumë ndaj zviceranes Belinda Bencic, duke fituar 2-1 pas 3 orësh lojë. Më tej avancon edhe tenistja amerikane Jessica Pegula, që mundi 2-0 ukrainasen L.Tsurenka.
Fitoi edhe tenistja tjetër ukrinase Elina Svitolina, 2-1 ndaj Azarenkas, çekja Marketa Vondrousova mposhti 2-1 Bouzkova, si dhe rusja Mirra Andreeva triumfoi 2- 0 ndaj Potapovas.
()